Vendosen “njoftime” në gjitha pikat kufitare që çojnë nga Serbia në Kosovë

Në të gjitha pikat kufitare që çojnë nga Serbia në Kosovë i janë vendosur shënimet, në të cilën thuhet se mundësia e përdorimit të kartave të identitetit të Kosovës është bërë ekskluzivisht për arsye praktike, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, dhe se nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës, shkruan televizioni serb “RTS”.

 Ky “disclaimer” është vendosur në gjuhën serbe dhe angleze.

Në marrëveshjen e arritur për dokumentet, Serbia ka vendosur të njohë letërnjoftimet e Kosovës dhe të mos lëshojë më dokumente hyrje/dalje, siç ka lëshuar me vjet.

Marrëveshja është arritur më 27 gusht.

 “Mundësimi i përdorimit të kartave të identitetit të lëshuara nga Prishtina (Kosova) bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, për të bërë pozitën e individëve më të lehtë dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialog në vitin 2011. Nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së njëanshme të shpallur nga Kosova; është pa paragjykim për determinimin e statusit final të Kosovës, e as nuk mund të interpretohet se Beogradi po dorëzon të drejtat e saj që i ka sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999)”, thuhet në shënim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme