Vendosja e shenjës së shamisë si ndalesë, Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë fajson menaxhmentin e shkollës

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova, tha se vendosja e shenjës së shamisë si ndalesë në hyrjen e shkollës së mesme teknike në këtë komunë është veprim i pamatur i menaxhmentit të shkollës.

Kumnova tha poashtu se pasi është njoftuar për shenjën e vendosur ka kërkuar largimin e saj.

 “Sapo jam njoftuar për simbolet e vendosura në SHM Teknike Nexhmedin Nixha e kam kontaktuar drejtoreshën e shkollës dhe i kam kërkuar t’i largojë. E kemi verifikuar objektin e shkollës dhe e kemi vlerësuar që janë larguar”, tha Kumnova.

Ajo e cilësoi si veprim të pamatur vendosjen e simbolit të shamisë dhe se rastet të tilla s’do të lejohen të përsëriten në asnjë shkollë.

“Ne e kemi vlerësuar që ky është një veprim i pamatur nga ana e menaxhmentit të shkollës dhe se veprimet e tilla nuk guxojnë dhe nuk do të lejojmë të përsëriten në asnjë shkollë. Për këtë rast do të bazohemi në Ligjin NR.06/L-114 për zyrtarët publikë dhe të ndërmarrim masat e nevojshme bazuar në këtë ligj”, tha ajo në një përgjigje Express të premten.

Tutje, Kumnova u shpreh se shenja të tilla nuk ka në dhe nuk do të ketë në asnjë shkollë tjetër në Gjakovë.

Pas reagimeve lidhur me vendosjen e shenjës së shamisë si ndalim hyrje në objektin e shkollës në Gjakovë, drejtoresha e Shkollës ka marrë kërcënime dhe ka hapur sot rast në polici.

E para që ka reaguar ka qenë deputetja Duda Balje, reagimin e së cilës drejtoresha Gjergjaj e ka quajtur si linç.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme