Verë më e ‘nxehtë’ me Specialen

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka bërë të ditur se me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale, pas një jave, nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për ngritjen e çfarëdo aktakuze. Supozohet se kjo Gjykatë do të shkaktojë “tërmet” në skenën politike të vendit

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur aktvendimin pozitiv për rregullat e rishkruara të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale. Sipas këtij aktvendimi, këto rregulla janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, shkruan “Zeri”.

Me këtë rast më nuk do të ketë kurrfarë pengese në ngritjen e aktakuzave të para nga Specialja. Një gjë e tillë pritet të sjellë ndryshime të dukshme edhe në skenën politike të Kosovës. Kështu konsiderojnë ekspertët e çështjeve juridike dhe politike, të cilët thonë se bashkë me aktakuzat e para pritet të vijnë edhe pakënaqësi të mëdha meqë, sipas tyre, nga Specialja do të preken edhe “majat” e politikës.

 

Nga ana tjetër Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka bërë të ditur se me hyrjen në fuqi të Rregullores pas një jave nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për ngritjen e çfarëdo aktakuze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme