Verilindja mbulohet nga bora, zbardhet Peshkopia. Mungon energjia elektrike në disa fshatra

Verilindja e vendit është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që prej natës së kaluar. Gazetari Enver Doçi raportoi se në Peshkopi bora ka shtruar deri në 15 cm lartësi. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës.


Në zonat e thella ka arritur deri në 20 cm. Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra, pasi janë këputur telat dhe janë shembur shtyllat. Ka një situatë problematike në Lurë, e cila për momentin është izoluar. Po kështu qarkullimi është bllokuar në Trebisht dhe disa fshatra të njësisë së Ostrenit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme