Veriorët kanë mbi 13 milionë euro borxh për ujë, Serbia investon në fabrikë që do t’i pavarësojë

 

Banorët e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit asnjëherë nuk kanë paguar ujin e shpenzuar nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës.

Problemi për këtë ndërmarrje publike është shtuar kur në janar të vitit 2017 ndryshoi Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Në të u përcaktua që TVSH-ja të paguhet nga Ujësjellësi në momentin e lëshimit të faturave dhe jo kur ato të paguhen nga qytetarët, raporton KTV.

Gjatë vitit 2017, shpenzimet e ujit në këto dy komuna ishin 826 mijë euro, për të cilat kompania e ujësjellësit kishte paguar 66 mijë euro TVSH.

Ndërsa, në tre muajt e parë të këtij viti shpenzimet ishin 208 mijë euro, TVSH-ja e së cilës arriti 17 mijë euro.

Këto shpenzime shkaktuan edhe vonesa në lëshimin e pagave për punëtorët.

Për mbulimin e shpenzimeve të pjesës veriore, kompania kishte kërkuar ndihmë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Gjatë vitit 2017, MZHE-ja kishte ndarë 180 mijë euro, ndërsa për tre muajt e parë të këtij viti 90 mijë euro.

Zyrtarë të Ministrisë kanë thënë se për 6-mujorin e dytë do të ndahen edhe 90 mijë euro.

Burime të KTV-së në këtë Ministri kanë bërë të ditur se së shpejti pritet funksionalizimi i fabrikës së përpunimit të ujit në veri i financuar nga Serbia, e cila më pas do t’i furnizojë me ujë të pijes komunat e veriut, duke i pavarësuar nga ujësjellësi i Mitrovicës.

Totali i borxhit për veriun është afër 13 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme