Veriu i Mitrovicës me mbishkrime pro-grupit mercenar rus ‘Wagner’

Gjatë ditës së diel, persona të panjohur kanë vendosur mbishkrime “WAGNER” nëpër veri të Mitrovicës.

Për këto mbishkrime janë hapur dy raste hetimore në Policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

 Njëri ka të bëjë me vendosjen e disa mbishkrimeve nëpër mure në veri të Mitrovicës dhe tjetri me vendosjen e mbishkrimeve nëpër tabelat e qarkullimit rrugor në Zveçan. Këto raste po hetohen për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike.

“Mitrovicë Veri 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

“Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

Kujtojmë se “WAGNER” është një grup ushtarak rus, i cili është i përfshirë direkt në agresonin rus në Ukrainë.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur “WAGNER-in” si grup terrorist.

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme