Stuhia e pasdites së sotme shkaktoi vërshime në Çuçer Sandevë. Në rrugën Butelska 33, akoma pa e larguar ujin nga reshjet e djeshme, bodrumet u stërmbushën përsëri. Uji i akumuluar nëpër bodrumet e disa shtëpive është në sasi të madhe dhe qytetarët kërkojnë ndihmë nga kompetentët për të larguar ujin nga shtëpitë e tyre.