Reshjet e shiut kanë ngritur nivelin e ujit në Ligenin e Batllavës dhe kjo ka bërë që edhe oborri i shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” të përfshihet nga uji.
Objekti i cili ka përfunduar në fundvitin e kaluar dhe që ka kapur shifrën e rreth 800 mijë eurove, nuk është ndërtuar në lokacionin që kanë kërkuar banorët e këtij fshati.
Ky objekt është ndërtuar pranë lumit të fshatit, që ka bërë që në këtë kohë në të të ketë edhe vërshime të ujit. Oborri i kësaj shkollë tashmë ka marrë një pamje të një lumi.
http://www.insajderi.com/wp-content/uploads/2018/03/video-1520174428.mp4?_=1
Reshjet e shiut kanë ngritur nivelin e ujit në Ligenin e Batllavës dhe kjo ka bërë që edhe oborri i shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” të përfshihet nga uji.
Objekti i cili ka përfunduar në fundvitin e kaluar dhe që ka kapur shifrën e rreth 800 mijë eurove, nuk është ndërtuar në lokacionin që kanë kërkuar banorët e këtij fshati.
Ky objekt është ndërtuar pranë lumit të fshatit, që ka bërë që në këtë kohë në të të ketë edhe vërshime të ujit. Oborri i kësaj shkollë tashmë ka marrë një pamje të një lumi.
Ata kishin kritikuar kryetarin e Komunës, Agim Veliu, për të cilin kishin thënë se lokacionin e ndërtimit të kësaj shkolle e kishte caktuar mbi interesa partiake.
Përshkak se më 14 nëntor të vitit 2014, Kuvendi Komunal i Podujevës, merr vendim ndarjen e parcelës për ndërtimin e kësaj shkolle, raporton Insajderi. Sipas atij vendimi, në këtë vend që ka qenë tokë bujqësore, të kthehet në tokë ndërtimore.