Vesel Memedi i fton partitë shqiptare në takim, nuk siguron a e ka ende çelësin

RDK-ja e Vesel Memedit sot ka dërguar ftesë deri te partitë parlamentare shqiptare, nënshkruese të Deklaratës së përbashkët, që nesër të takohen në Kuvend për t’i mbikëqyrur rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, njofton Portalb.mk.

“Në përputhje me Deklaratën e partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyrim rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, kam nderin që t’ju ftoj në takimin e radhës të kryetarëve të partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e mërkurë në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të RM-së në Shkup”, thotë Memedi.

Ndryshe, takimi i fundit u bë më 28 gusht të këtij viti me ftesë të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në të cilin takim sikur edhe në takimet e mëparshme, nuk mori pjesë Lëvizja BESA.

Platforma ose Deklarata Shqiptare është dokument i dalë nga programet zgjedhore të partive politike shqiptare të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, me qëllim për të shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Pikat kryesore të kësaj Platforme janë:

Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën
Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal
Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik
Krijimi i një fryme mirëbesimi në funksion të marrëdhënieve të mira ndëretnike si element thelbësor për stabilitetin politik të vendit
Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat europiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare
Marrëdhënie të mira me fqinjët
Integrim i shpejtë në NATO dhe në Bashkimin Europian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme