Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit”, ka thënë Veseli, përmes Facebook.
“Begatia shpirtërore e këtij muaji le të na shërbejë për t’i bërë edhe më të fuqishme vlerat tona të respektit, harmonisë e solidaritetit ndaj njëri-tjetrit. Në traditën e popullit tonë, adhurimi i Zotit është njëkohësisht dashuri e përkushtim për humanizmin dhe kjo na bënë krenarë”.
“Muaji i Shenjtë i Ramazanit përbën thelbin e kësaj vlere të madhe e shumë të nevojshme. Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve që kanë zgjedhur t’i përkushtohen me devocion obligimeve të këtij muaji të shenjtë”./