Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se askush nuk duhet të shashtiset nga gëzimi i formimit të Gjykatës Speciale.
Sipas tij, poashtu askush nuk duhet t`i frikësohet kësaj gjykate.
Këto komente ai i bëri pas takimit përmbyllës për këtë vit të Këshillit Drejtues të PDK-së.
Deklarata e tij erdhi një javë pas nismës në Kuvend për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.