Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, ka bërë thirrje që të gjithë të dalin e të votojnë.
Ai ka thënë se janë bërë bashkë me partnerët tjerë të koalicionit AAK-në dhe Nismën, për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Fitorja është e ‘Fillimit të ri’. Kosovë jemi bërë bashkë për ty, ne bijtë e tu”, ka thënë Veseli.
“Kam dy mesazhe që janë shumë të rëndësishme. ‘Fillimi i ri’ është bashkimi ynë për Kosovën tonë të lirë e perëndimore”.
“Thërras të gjithë që ende kanë dilema, bashkohuni edhe ju, sepse ne jemi bërë bashkë për ju, që më kurrë Serbia të mos kthehet në Kosovë”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se më 11 qershor secili të mendojë kush e do Kosovën të zhvilluar dhe të integruar, kush do që Beogradi të mos përzihet në vendimmarrje të Kosovë.
Për këtë ka bërë thirrje të votohet “Fillimi i ri”.
“Të dalim të qetë me 11 qershor. Dilni e votoni sepse për katër vjet do të jetë një qeveri e vendimmarrjes, e guximti e sakrificës për atdheun”.
“12 qershori i hap perspektivën Kosovës sonte të pavarur”, ka shtuar Veseli.