Veseli: Do t’i bëjmë numrat, kryeministër Ramush Haradinaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i formojë institucionet e veta si dhe kryeministër i shtetit do të jetë Ramush Haradinaj.

Veseli në një intervistë për KosovaPress ka folur për procesin zgjedhor, formimin e institucioneve, zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor por edhe për reformat që do t’i bëjë në parti.

Përkundër rezultatit të zgjedhjeve ku koalicioni që udhëheq partia që ai drejton, Veseli thotë se kjo parti dhe partnerët e saj janë fitues të këtyre zgjedhjeve.

Madje ai premton se institucionet do të formohen shumë shpejt, menjëherë pas certifikimit të rezultateve.

“Unë besoj se shumë shpejt pas 25 qershorit kur pritet që t’i kemi rezultatet do të kemi formimin e institucioneve tona, Qeverinë, Kuvendin në rend të parë e cila është shumë e qartë që i takon fituesit të koalicionit, por në të njëjtën kohë edhe Qeverisë . Këto kanë qenë rregullat të cilat i kemi pasur, i kemi ditur secili para 11 qershorit në bazë të cilave rregullave jemi sjellë edhe para 11 qershorit, dhe duhet të mendojmë edhe më tepër për interesat e qytetarëve të formohen institucionet , t’i jepen përparësi implementimit të programit të cilat kemi premtuar në mënyrë që mos të kemi bllokada të cilat nuk i nevojiten këtij vendi”, tha Veseli.

Edhe pse PAN-i nuk do t’i ketë më shumë se 39 deputetë në Kuvend, gjithnjë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Veseli nuk tregon se ku do t’i marrin votat për ta votuar Qeverinë dhe Kuvendin.

Sipas tij, për këtë do të flasin pas 25 qershorit, datë kjo për të cilën beson se edhe do të ketë certifikim nga ana e KQZ-së.

“Unë besoj shumë që pas 25 qershorit do të flasim edhe për çështjet e numrave. Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj do të jetë qysh ditët e para e krijuar”, tha Veseli.

Si kryetar i partisë e cila ka udhëhequr me koalicionin me AAK-në dhe Nismën, Veseli nuk e thotë se hyrja në koalicion me këto dy parti e ka penalizuar në zgjedhje e cila për dallim nga viti 2014 ka rënë dukshëm.

Sipas tij rregullat e lojës kanë qenë të ditura paraprakisht nga secila parti politike e edhe nga PDK-ja dhe kjo ka qenë arsye kryesore pse janë hyrë në koalicion.

Kryetari i PDK-së komenton edhe rritjen që ka marrë Vetëvendosje në këto zgjedhje e cila e vetme është radhitur e dyta pas koalicionit PAN.

Sipas Veselit ky rezultat është i qytetarëve dhe si PDK e pranojnë atë.

Ish kryekuvendari nuk tregon nëse do të jetë sërish kandidat për kryetar të Kuvendit. Sipas tij postet nuk janë me rëndësi pasi që siç thotë ai PDK-ja nuk e ka prioritet vetëm qëndrimin në pushtet.

“Pas formimit të Qeverisë me kryeministër Ramush Haradinaj do të dëshmohet se nuk e ka prioritet qëndrimin në pushtet me çdo kusht e cila veçanërisht oponentët tanë nga hidhërimi për shkak të këtij suksesi qe 4 palë zgjedhje duke fituar janë duke u munduar që të na bëjnë përgjegjës dhe adresues se gjoja se PDK vetëm pushtetin e ka Veseli në këtë intervistë ka folur edhe për rezultatin jo të mirë sidomos në Drenicë e që sipas tij nuk është e vërtetë se Drenica nuk e ka votuar PDK-në. Sipas tij, në këtë regjion që ka dhënë shumë për vendin e që asnjëherë nuk kanë depërtuar partitë tjera përveç PDK-së.

Por ai arsyeton edhe rënien e votave duke thënë se me gjithë rezultatet pozitive nuk kanë mundur të arrijnë të plotësohen të gjitha kërkesat e bashkëqytetarëve.

Veseli pranon se ende ka papunësi të madhe, ndërsa në të njëjtën kohë zhvillimi ekonomik ende nuk është në atë fazën e munguar

Sa i përket paralajmërimeve të Nismës se në Kuvend do të veprojë e vetme si grup parlamentar Veseli tha se kur kanë dalë si partneritet i koalicionit kanë pasur marrëveshje të brendshme, me identitete të ndara, megjithëse sipas tij fillimisht do ta implementojnë rezultatin zgjedhor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme