Veseli: Ende rrugë e gjatë në luftën kundër korrupsionit

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se raporti i publikuar nga organizata ndërkombëtare Transparency International tregon se Kosova ka shënuar përmirësim sa i parket perceptimt të korrupsionit, transmeton Klan Kosova.

Në një status të publikuar në facebook,  Veseli ka shtuar poashtu se ndonëse Kosova ka zënë vendin e 95-të në atë raport, mbetet ende rrugë e gjatë për ta luftuar korrupsionin.

Për më shumë ja dhe statusi i plotë:

‘’Raporti i sapodalë i organizatës së njohur ndërkombëtare Transparency International për perceptimin e korrupsionit tregon se Kosova ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm më 2016. Vendi ynë është renditur në vendin e 95-të, ndërsa një vit më herët ishte në vendin e 106-të, pra 11 vende më poshtë. Të gjithëve na mbetet ende një rrugë e gjatë për ta bërë në luftën kundër korrupsionit, por ne po ecim me hapa të shpejtë në drejtimin e duhur’’ ka përfunduar Veseli, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme