Veseli fajëson BE-në për vonimin e vizave

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është vendi i vetëm që nuk gëzon të drejtën për të lëvizur lirshëm, raporton Zëri.info.

“Jemi vendi i vetëm që nuk e gëzojmë liberalizimin por që presim me rradhë të gjata për të marrë një vizë”, ka deklaruar ai.

E për një gjë të tillë, i pari i PDK-së e ka fajësuar Bashkimin Evropian, me ç’rast ka thënë se kosovarët tashmë kanë mbetur të izoluar nga bota.

“Kjo është e padrejtë nga ana e Bashkimit Evropian. Ne populli i Koosvës jemi populli më i izuluar bë botë”, ka shtuar Veseli.

Sipas tij, partitë në vend mund të mos bien dakord për çdo gjë, por kur bëhet fjalë për popullin duhet të gjejnë nje gjuhe të përbashkët.

Ai më pas, ka thënë se pret përkrahjen e ambasadorëve të huaj në Kosovë.