Veseli: Fillimi i Ri është Kosova sovrane dhe e zhvilluar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar në Fushë Kosovë platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”, e cila garanton sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm i cili siguron rritjen enpagave prej 30 përqind për të gjithë punëtorët e sektorit publik si dhe mbështtje për bizneset, ndërmarrësit dhe fermerët.

“Fillimi i Ri është Kosova sovrane, Kosova perëndimore, Kosova e zhvilluar. Nuk kemi kohë me humb, nuk kemi kohë me u marr me vetveten. Derisa me flasim për vendin tonë, për atdheun tonë, duhet me ditë se ka të tillë që nuk e dojnë Kosovën. Ka edhe të tillë që duan të ndërtojnë mure, ka edhe të tillë që mendojnë me sjell trena. Ka të tillë që prapë kanë ëndrra me prekë rininë e Kosovës. Kjo është ajo që ne mos tu lejojmë atyre më kurrë. Ta forcojmë sovranitetin e shtetit tonë”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se prioritet kryesor i Fillimit të Ri është fuqizimi i ndërmarrësve dhe mbështetja e fermerëve duke e rritur buxhetin e subvencioneve dhe granteve nga 58 milionë sa është ta i, në 120 milionë euro, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme