Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë pjesëmarrjes në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanic të Komunës së Gjakovës ku u përkujtuan 33 dëshmorët e rënë e ka quajtur Ramush Haradinajn, nip të shqiponjës.
“Me vjen mire qe është këtu dhe e përshëndes atë që është nip i Shqiponjës, kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Veseli.
Kjo ishte edhe hera e parë që Veseli foli pas lidhjes së koalicionit parazgjedhor mes partisë që drejtohet nga ai me AAK-në e Nismën ku u vendos që kandidat i tyre për kryeministër të jetë, Ramush Haradinaj.