Veseli flet për vonesat e qeverisë, ballafaqimin me Specialen dhe për Ramën në Beograd

Nesër në Koha Ditore, pjesa e dytë e intervistës me Kadri Veselin.

Në pjesën e dytë të intervistës dhënë “Kohës Ditore”, e cila publikohet në gazetë të hënën, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka pranuar se riformatizmi i Qeverisë është dashur të ndodhë shumë kohë më parë, dhe se koalicioni qeverisës është vonuar në këtë proces.

Por, Veseli nuk është ndalur vetëm aty. Ai ka numëruar edhe shumë procese tjera, politike e strategjike, në të cilat ka pasur vonesa të mëdha institucionale.

Në intervistë, ai po ashtu ka folur edhe për efektet e pritshme të funksionalizimit të Gjykatës Speciale, ndërsa ka komentuar edhe aferën e përgjimeve “Pronto”.

Në intervistë kreu i parlamentit dhe PDK-së ka dhënë edhe këndvështrimin e tij rreth debatit të nxitur nga vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, dhe cili është më shqiptar – Edi Rama apo Kadri Veseli?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme