Veseli garanton realizimin e premtimeve të Lladrovcit

Veseli ka thënë se të gjithë ju pyesni se çfarë na duhej ky raund i dytë, por kjo është pjesë e demokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale të kandidatit Ramiz Lladrovci për raundin e dytë zgjedhor në Drenas.

Veseli ka thënë se të gjithë ju pyesni se çfarë na duhej ky raund i dytë, por kjo është pjesë e demokracisë.

“Unë e di se të gjithë pyesim se çfarë na duhej ky raund i dytë. Por, kjo është pjesë e demokracisë dhe duhet të gëzohen pak edhe oponentët tanë politikë, por jo tepër mase e pastaj të hidhërohen pas një jave. Besoj se ata do të jenë dinjitoz dhe më 18 dhjetor ta pranojnë rezultatin dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve të Drenasit e të mos shpërndajnë fyerje e akuza, atëherë kur atyre nuk ju pëlqen”, ka thënë lideri i PDK-së.

I pari i PDK-së ka thënë se do të punojë bashkë me kryetarin e ri të Drenasit, Ramiz Lladrovcin, që çdo fshati në zonat rurale të Drenasit t’i rregullohet infrastruktura jetësore në nivelin e duhur./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme