Veseli, Haradinaj dhe Limaj pranojnë ftesën e Kelmendit për “konak” në Rugovë

Në takimin e së mërkurës do të marr pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, këtë e bëri të ditur deputeti i PDK-ës njëherësh edhe organizatori i këtij takimi, Ramiz Kelmendi.

Kelmendi tha se deri më tani ka marr tri konfirmime ku përfshin edhe konfirmimin e Kadri Veselit, ku sipas tij ai është çdo herë i gatshëm për bashkëpunim.

“Isha në zyrën e kryetarit të PDK-së, dhe shprehu gatishmërinë për të ardhur në këtë takim si çdo herë që është i gatshëm. Tani ka mbetur çështja e orës, mendojë që të zhvillohet rreth orës 12 por varet nga obligimet e liderëve politik”, tha Kelmendi për Telegrafi.

Ai poashtu tha se gjatë ditës së sotme pritet të bisedoj edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për të marr konfirmimin e  tij në këtë takim.

“Sot jemi në një takim të përbashkët me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, rreth prezantimit të projektit të Boresë, të qendrës turistike në regjionin  e Pejës, ku po mbahet një takim me ndërkombëtarë dhe vendas. Mendoj të shfrytëzoj rastin që ta ftoj në takimin e ditës së mërkurë që do të organizoj për çështjen  e Demarkacionit” u shpreh Kelmendi.

Sipas tij, takimi që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk ishte takim profesional mirëpo nga njerëz që nuk merren me çështjen e Demarkacionit.

“Do të bëhet një takim paraprak i ekspertëve duke prezantuar dokumente shtesë. Liderët politikë kanë nevojë që të kompletojnë faktet, dhe të prezantohen ato nga ekspertë të profilit për  demarkacionin. Takimi që është mbajtur në Kuvendin e Kosovës ka qenë një takim miks, pra kanë qenë njerëz që fare nuk merren me çështjen e demarkacionit, dhe është bërë një zhurmë e madhe e panevojshme jo profesionale. Nga ky takim mund të nxjerrim fakte të reja që dikush të lëviz nga pozicioni në të cilën është. Nëse ne nuk kemi lëvizje nga pozicioni atëherë nuk do ta kemi situatën siç duhet”, tha Kelmendi për Telegrafin, duke shtuar se raportet janë të acaruara dhe qytetarët nuk dinë se kujt ti besojnë.

“Është një takim që po zhvillohet pas ardhjes së Joe Biden në Kosovë, pasi ne e dimë qëndrimin e SHBA-së”, ka shtuar Kelmendi.

Ai gjithashtu tha se si organizator mendon që nga ky takim mos të ketë humbës.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë vila në Rugovë, jo pse është pronë private por ngaqë pikërisht për këtë vend po diskutohet, e le të dihet që do të mbahet një takim shumë serioz”.

Ndërsa sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje se a janë apo jo të ftuar Kelmendi tha: “Me liderët e Vetëvendosjes nuk kam bërë ndonjë telefonatë, por me shkrim ua kam bërë ftesën. Më mirë ta bisedojmë një herë, para se të dalim të protestojmë 10 herë”, tha Kelmendi.

Ndërkaq, Kelmendi ditë më parë ka marr konfirmim për këtë takim edhe nga Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, takim ky i cili pritet të mbahet në vila “Rugova”, në Rugovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme