Veseli i bindur se të martën ratifikohet demarkacioni

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se është caktuar që të martën në ora 16:00 të mbahet seanca për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka thënë se më 20 mars do ta përfundojnë marrëveshjen.

“Ky edhe ishte qëllimi. Jam i bindur se bashkërisht do t’ia arrijmë”, u shpreh Veseli.

Kryeparlamentari nuk dha përgjigje në pyetjen nëse i kanë votat për ta kaluar demarkacionin, por shtoi se ka “konsensus të plotë” për këtë.

Seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën në orën 16:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme