Veseli ka deklaruar se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, do të votohet qeveria e re në krye me Ramush Haradinajn kryeministër.
“Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit dhe me datën 3 gusht do të kemi formimin e institucioneve të Kosovës, përkatësisht konstituimin e Kuvendit, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës dhe kryeministrin e ri të Kosovës, gjegjësisht Ramush Haradinajn”, tha Veseli.