Veseli: Kemi ende punë për të avancuar Kushtetutën

Tutje, ka shtuar se ka ende punë për të bërë, duke i kontribuar avancimit të Kushtetutës dhe zbatueshmërinë e plotë të saj.

Më 9 prill të vitit 2008, vetëm dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u përmbush vullneti shekullor i qytetarëve për krijimin e shtetit të Kosovës edhe ligjërisht, përmes votimit të Kushtetutës në Kuvend.

Kryekuvendari Kadri Veseli, ka thënë se në këto dhjetë vjet, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka arritur të jetësojë detyrat dhe funksionet themelore të mekanizmave të shtetit tonë, duke arritur qëllimin e vet thelbësor me sukses.

“Nëpërmjet saj, kemi dëshmuar mundësitë tona duke ushtruar sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut. Akti më i lartë juridik krijoi bazën për integrimin e shtetit në institucionet euro-atlantike”, ka shkruar Veseli në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Tutje, ka shtuar se ka ende punë për të bërë, duke i kontribuar avancimit të Kushtetutës dhe zbatueshmërinë e plotë të saj.

“Urime 10 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, përfundoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme