Veseli: Kryetari i Kuvendit do të jetë nga radhët e PDK-së

Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se kryetari i ardhshëm i legjislativit të vendit, do të jetë nga radhët e koalicionit PAN, respektivisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai këto deklarata i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku ka thënë do t’i ndërmarrin vendimet që do t’i shërbejnë mbarëvajtjes së punës së Kuvendit.

“Seanca konstituive do të jetë më 3 gusht, ku pritet të vazhdohet maratona e seancave parlamentare. Shpresoj qe kjo legjislaturë do të jetë më efikase se e 5-ta. Besoj se do të kemi një vendimmarrje që do t’i shërbej interesave të qytetarëve tonë, dhe të njëjtën kohë do të mendoj për qytetarin dhe jo për egot e ngushta politike, nga data 26 regjistrimin e deputetëve”, ka shtuar Veseli. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme