Kryetari Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është takuar sot me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar, transmeton Koha.net.
Ai me këtë rast e ka falënderuar atë për kontributin që dhënë gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë.
Për këtë takim Veseli ka shkruar në facebook:
Takimi përshëndetës me Zhbogarin ishte i veçantë, pas viteve të tëra të bashkëpunimit. Ai po shkon në detyrë të re, ndërsa ne do ta kujtojmë për kontributin e tij në rrugën tonë euro-integruese. Puna, miqësia e tij dhe angazhimi për qytetarët e Kosovës, besojmë fort se nuk do të mungojë as në të ardhmen. Faleminderit, Sam.