Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në një takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek
Veseli ka folur shkurt për media duke thënë se nëse Kosova do të marr lajm të mirë, atëherë atë do ta sjellë Lunaçek, shkruan lajmi.net
“Nëse Kosova do ta marr lajm të mirë për liberalizimin e vizave, atëherë atë do ta sjellë mikja e madhe Lunaçek”, është shprehur Veseli.
Zëvendëspresidentja e PE-së vjen në Kosovë pas publikimit të Raportit të Progresit.