Veseli mbledh sot Kryesinë e Kuvendit, pritet caktimi i seancës për themelimin e Tribunalit për krimet serbe

Sot pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën parlamamentare për të vazhduar më tutje me jetësimin e procedurave të ardhshme për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sot ora 11:00 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca parlamentare për të vazhduar më tutje me jetësimin e procedurave të ardhshme për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Kryesia pritet që sot të caktoj seancë parlentare për ditën e enjte ku pritet të themelohet edhe Komisioni Shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe, transmeton lajmi.net.

Kabineti i kryeparlamentarit Veseli bën të ditur se në kë mbledhje të Kryesisë do të diskutohen edhe propozimet e Veselit për ditën e gjenocidit, muzeun e gjenocidit si dhe memorialin e dëbimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme