Veseli mbron Mogherinin: Ajo ka bërë punë të shkëlqyer

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se fushata kritikuese për Federica Mogherinin, nuk është në rregull. Ai ka thënë se Mogherini është një nga lideret e BE-së që ka bërë më së shumti për Kosovën.

“Zonja Mogherini ka kryer një punë të shkëlqyer. Ajo ka kryer një punë të shkëlqyer dhe është një përkrahëse e fuqishme e Kosovës. Lëvizja e lirë e qytetarëve tonë ka të bëj më tepër me vendet anëtare të BE-së se sa me Komisionin Evropian. Po e shoh një fushatë kundër zonjës Mogherini por zonja Mogherini nuk është fajtore”, ka thënë Veseli.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se delegacioni shtetëror do ta mbikëqyrë dialogun me Serbinë.

“Delegacioni shtetëror ka legjitimitetin dhe legalitetin e përkrahjes së Kuvendit. Ne kemi bërë këtë në mënyrë që dialogu të ketë edhe procesin e mbikëqyrjes së dialogut. Institucionet e vendit tonë, kanë qëllim shumë të qartë nga dialogu, ta marrë njohjen e Kosovës. Është mirë edhe ju të na ndihmoni, ta leni këtë luftën e brendshme. Kosova do ta ketë Kosovën, nuk do të tkurret më shumë”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme