Veseli: Me Haradinajn kemi qenë të suksesshëm në luftë, do të jemi edhe në paqe

Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë në një tubim në Vushtrri se ia liroi karrigen e kryeministrit Ramush Haradinajt, sepse nuk duhet gjithmonë të jetë synim karrigia, por mirëqenia e Kosovës.
Ai tha se me Haradinajn kanë qenë të suksesshëm në luftë dhe njëjtë do të jenë edhe në paqe.

“Ne kemi qenë të suksesshëm bashkë në luftë, përse të mos jemi në paqe, nuk është gjithçka kërriga, unë kam hequr dorë nga kërriga e kryeministrit. Do të ecim bashkë përpara me një vizion drejt Bashkimit Europian. Koalicioni jonë s’është kundër dikujt, por veç për Kosovën”, pohoi Veseli.

“Të gjithë ne kemi qenë gjithmonë bashkë, edhe në luftë kemi qenë bashkë, të gjithë jemi ballafaquar me gjëra të rënda, prandaj duhet të jemi përsëri bashkë, sepse koha e dëshmoi se bashkë bëjmë gjëra të mëdha”.

“Do ta bëjë Kosovën një vend shumë i dëshirueshëm për të jetuar, jo vetëm për kosovarët, por edhe për të tjerët”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme