Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë zgjedhur Kosovën për të shkëmbyer përvoja akademike dhe për ta parë vendin.
Në takim me studentët, kryeparlamentari Veseli tha se së shpejti, pas heqjes së vizave për Kosovën, edhe të rinjtë kosovarë do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në Europë për studime e vizita të ndryshme.
Statusi i kryeparlamentarit Veseli në Facebook:
Një takim i veçantë, me studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë zgjedhur Kosovën për të shkëmbyer përvoja akademike dhe për ta parë vendin tonë. Çfarë ndjenje e mirë do të jetë kur, njësoj si këta të rinj, edhe vajzat dhe djemtë tanë do të mund të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë në Europë për të njëjtat arsye. Presim që kjo të ndodhë deri në fund të vitit.