Veseli merr përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, është pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.

Veseli falënderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, politike e ekonomike të Austrisë për Kosovën në të gjitha fazat, sidomos viteve të fundit në aspektin e zgjerimit të njohjes ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian.

Në këtë funksion, Veseli kërkoi mbështetjen e nevojshme të Austrisë për liberalizimin e vizave.

“Kemi nevojë për përkrahjen e Austrisë në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe qytetarët tonë meritojnë të lëvizin lirshëm në Evropë. Ne presim që në fund të këtij viti qytetarët tanë të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen”, tha kryeparlamentari.

Veseli e njoftoi kryeparlamentarin austriak edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, hapat që po ndërmarrin institucionet në fushën e zhvillmin ekonomik dhe angazhimet në kuadër të procesit të integrimit evropian e të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, vizitën në Vjenë të kryetarit Veseli dhe delegacionit që e shoqëron, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë ndërmjet tyre. Ai vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

“Austria e përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Austria e përkrahë gjithmonë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse vlerësohet se janë përmbushu kriteret, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë përkrahje për heqjen e vizave”, tha kryeparlamentari Sobotka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme