Veseli në Itali për të bindur investitorë për bujqësinë kosovare

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Itali, njofton zyra e tij për informim.

Gjatë qëndrimit në Romë, kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të shtetit italian, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Veseli do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Laura Boldrini, si dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso.

Gjatë vizitës në Itali, kryeparlamentari Veseli do të qëndrojë edhe në Trieste, ku i shoqëruar me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqin do të vizitojnë disa prodhues dhe përpunues të ushqimit dhe pijeve, të interesuar për të investuar në Republikën e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme