Veseli në Prizren: Prioritet do jetë bujqësia dhe zhvillim rural

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së në Prizren, dje gjatë ditës në ambientet e shkollës së “Kompetencës” në Prizren kanë takuar fermerët e kësaj komune.

Veseli para fermerëve të shumtë prezantoi pjesë programore të PDK-së dhe të Fillimit të Ri, duke potencuar se në qeverisjen e ardhshme do të bëhet rritja e prodhimit vendor, dyfishimi i subvencioneve buxhetore, dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Krijimi i sistemit të sigurimit të prodhimtarisë bujqësore sipas modelit të vendeve të zhvilluara ku parashihet ndihmë dhe stimulime të larta për sigurime të premiumit deri në 50 për qind të kostos do jetë prioritet i yni”, ka theksuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme