“E vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit”, është shprehur Veseli
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar 18-vjetorin e masakrës e Reçakut. Për Veselin, janari ka një simbolikë të jashtëzakonshme në historinë e popullit tonë.
Ai përmes facebookut është shprehur se janari është muaji edhe i Reçakut, fshatit martir që u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës kosovare në sytë e gjithë njerëzimit.
“E vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit. Kështu, një fshat i vogël u kthye në pikë kthese për historinë e Kosovës dhe atë botërore. Në Reçak, nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë”, është shprehur Veseli.