Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka konfirmuar se nesër do të mbahen dy seanca të ndara, njëra për presidentin e Republikës ndërsa tjetra rreth votimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.
“Po, në ora 13:30 do presidenti do të adresohet para deputetëve. Ndërsa do të jetë edhe një seancë e jashtëzakonshme për kalimin e buxhetit për vitin 2018 në lexim të dytë”, ka thënë ai.
Veseli ka theksuar se pas këtyre seancave kjo legjislaturë do të shkojë në pushimin e dimrit.