Nga Gjilani, Veseli ka bërë një premtim se Fillimi i Ri dhe Kosova do të jenë gjithmonë afër shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Nuk do të heqim dorë për vëllezërit dhe motrat në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Qëndroni në shtëpitë e juaja dinjitoz duke qenë krenar me kombin. Kosova dhe Fillimi i Ri do të jetë përjetë me ju”, ka thënë Kadri Veseli, raporton lajmi.net
Edhe në këtë tubim, Veseli ka sqaruar se çfarë do të thotë platforma e Fillimit të Ri.
Sipas liderit të PDK-së, kjo platformë do të ketë si synim zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sovranitetit të Kosovës, përkrahjen ndaj grave dhe të rinjve.
“Më 11 qershor bëhuni bashkë të gjithë që t’i themi po një Kosove evropiane, dhe një Kosove të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Kadri Veseli.
Në këtë tubim janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë të PDK-së nga rajoni i Gjilanit. /Lajmi.net/