I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se nuk e njeh personalisht Lumezin, ndërsa nuk sheh asgjë të keqe nëse një parti mundohet të anëtarësojë kuadro.
“Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, as njohje personale”, tha Veseli. “Mirëpo organizatat politike, biznesi edhe mediet, mundohen të jetë sa ma i suksesshëm. Të gjithë mundohen të gjejnë njerëz që të kenë më shumë sukses”, u shpreh kryeparlamentari.