Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një shkrim autorial për revistën New Europe, shkruar për 9 Vjetorin e pavarësisë së Kosovës, thotë se nuk ka vend në botë që ka njohur zhvillim më të shpejt se sa Kosova.
Veseli ka renditur një nga një të arriturat e Kosovës, që nga çlirimi e deri sot, sidomos gjatë 9 viteve shtet.
Ai duke cituar Gallup, ka thënë se Kosova është shteti me mbështetjen më të madhe për NATO-n në botë.
Gjithashtu sipas Veselit, niveli i krimit në Kosovë është më i ultë se në shumicën e kryeqyteteve evropiane dhe rabinët hebrenj nga Nju Jorku sa herë që vijnë në Kosovë ndihen si “yje të rokut”.
Veseli, tani edhe kryetar i partisë më të madhe në vend, nuk lë pa përmendur edhe makiaton kosovare të preferuar shumë nga të huajt.
Rinia si potenciali më i çmuar i Kosovës, me sukseset në sport e në art, është gjithashtu në listën e kreut të Kuvendit të Kosovës.
“Është shteti që ka fituar medalje të artë në Rio, në garën e parë për medalje të artë në pjesëmarrjen e parë në një Olimpiadë, pasi u dominua për Oscar me filmin e parë konkurrent në Academy Awards. Ne po ashtu fituam edhe çmimin në BAFTA për një film të realizuar së bashku me miqtë britanikë”.