Veseli: Populli i Kosovës solidarizohet me popullin dhe shtetin mik gjerman

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është nënshkruar sot në librin e zisë në Ambasadën e Gjermanisë, për të ngushëlluar popullin dhe shtetin mik gjerman për sulmin e fundit terrorist në Berlin.

 

“Populli i Kosovës solidarizohet me popullin dhe shtetin mik gjerman. Ne jemi së bashku në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar kryetari Veseli.