Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e shkollës së re fillore në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, e cila mban emrin e dëshmorit “Zenun Çoçaj”.
Nxënësit dhe personeli arsimor e kanë falënderuar Veseli për kujdesin e treguar për zonën e Hasit që nga lufta çlirimtare e deri më tash. Ndërsa Veseli ka deklaruar se Hasi meriton më shumë. “Nuk ka më mirë sesa të investosh në Has, pasi hasjanët janë më mirënjohësit. Hasi ka qenë shtëpia e parë UÇK-së. Është e domosdoshme të investosh në dije, pasi nuk mund të kesh një shtet të zhvilluar ekonomikisht pa dije”, ka deklaruar Veseli. Ai ka premtuar se brenda gjashtë muajve në Has do të ndërtohet edhe një qendër sportive, e cila, sipas tij, është shumë e nevojshme për të rinjtë e Hasit.