Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës dhe bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma, Kadri Veseli, ka premtuar se pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të bëhet bashkimi i Mitrovicës.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me qeverisjen e koalicionit PDK-AAK-Nisma, do të fuqizohet Mitrovica. Thotë se më nuk do të ketë jug e veri.
Kreu i PDK-së, ka shkruar se Fillimi i Ri nënkupton se më në Kosovë nuk do të ketë trena e as mure të Serbisë.
“Ka marrë fund Serbia më 12 qershor. Kurrë më nuk do të kthehet!”, ka shkruar Veseli.
Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit:
Do ta fuqizojmë Mitrovicën, që ta shohim nga lind dielli dhe nga perëndon. Të jetë një Mitrovicë e bashkuar. Jo jug e veri. Fillimi i Ri nënkupton që nuk ka mure në Republikën e Kosovës, nuk ka trena të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ka marrë fund Serbia më 12 qershor. Kurrë më nuk do të kthehet! #FillimiRi