Veseli: Seanca për Demarkacionin javën e ardhshme

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po qëndron në një vizitë në Itali, ku do të takohet me homologët e tij në Dhomën e Deputetëve dhe të Senatit në këtë shtet, teksa në një ligjëratë të mbajtur në në një shoqatë për “organizatat ndërkombëtare në Itali” ka folur për një çështje të brendshme të Kosovës.

Një nga temat më të nxehta në Kosovë në gjatë muajt e fundit që çoi në bllokim të punë së Kuvendit, demarkacioni me Malin e Zi, sipas Veselit, do të sillet në Kuvend javën e ardhshme, raporton Insajderi.

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe javën e ardhshme do të diskutohet në parlament për ratifikimin e marrëveshjes kufitare”, citohet të ketë thënë Veseli, shkruan “ansamed.info”.

Para italianëve Veseli ka thënë se sa i përket demarkacionin “nuk ka alternativa të tjera përpos miratimit të tij”.

“Ky është një interes kombëtar”, citohet të ketë thënë Veseli.

Në Itali ai ka folur edhe për migrimin e kosovarëve. Veseli u ka thënë italianëve se qytetarët e vendit të tij nuk e kanë më prioritet emigrimin.

“Nuk ka asnjë rrezik për një valë të re të refugjatëve nga Kosova drejt Evropës”, citohet të ketë thënë Veseli.

Potencioni faktin se Kosova është komb i vogël por me një diasporë prej 800 mijë njerëzish, gati një e treta e popullsisë.

“Lindshmëria ka rënë dhe vendi po përjeton një ikje të truri”, citohet të ketë thënë Veseli, raporton “ansamed.info”.

Sipas Veselit, problemi më i madh në Kosovës është papunësia dhe krijimi i stabilitet për rritje ekonomike.

“Sidomos të rinjtë që përbëjnë shumicën e qytetarëve janë të papunë”, citohet të ketë thënë Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme