Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.
Sipas Veselit, gjatë takimit me Biden, ai i ka uruar atij mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“I urova mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mikut tonë të çmuar, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Familjes së tij. Shtetet e Bashkuara janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë tonë. Përgjithmonë”.