Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, për të diskutuar dhe koordinuar hapat e mëtejmë në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova para hyrjes në fuqi të heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.
Veseli tha se institucionet e Kosovës do t’i kryejnë të gjitha obligimet e nevojshme.
Gjatë takimit, Apostolova e ka njoftuar Veselin për hapat e mëtutjeshëm që i pret Bashkimi Evropian që Kosova t`i ndjek që të arrihet në afatin sa më të shpejt heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Apostolova e përgëzoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës për ratifikimit e marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke e konsideruar këtë vendim një arritje të madhe për Kosovën dhe kërkoi që institucionet të fokusohen në forcimin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.