Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka ka thënë se duhet të thellohet bashkëpunimi me Shqipërinë gjatë takimit me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko.
“Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të vazhdojnë ta thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin vëllazëror dhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjella”, ka shkruar Veseli.
“Me mikun tim të vjetër, ish-kryeministrin Pandeli Majko biseduam për fuqizimin e bashkëpunimit mes Parlamenteve tona si dhe hapësirat e reja që mund të shfrytëzohen në kuadër të diplomacisë parlamentare”, ka përfunduar Veseli.