Bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma, Kadri Veseli, ka mbajtur sot tubim në sheshin e qytetit në Skenderaj, njofton Klan Kosova.
Veseli u tha qytetarëve të Skenderajt se Drenica do të jetë fuqi për aq sa të jetë Partia Demokratike e Kosovës.
Ai ka thënë se Drenica është vendlindje e lirisë, UÇK-së, dhe e komandantit legjendar Adem Jashatit si dhe e PDK-së dhe Fillmit të Ri.
Veseli ndër të tjera tha se ka kaluar koha kur Drenica mbetej e izoluar dhe koha kur djemtë e Drenicës nuk e udhëhiqnin shtetin.
“Ata do ta udhëheqin shtetin e Kosovës, me president, me qeveri dhe Kuvend”, ka thënë Veseli.
Për më tepër, ai premtoi rritje të buxhetit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe kujdesit qytetar, si dhe mbështjetje të fuqishme për të rinjtë, gratë dhe pensionistët.
Veseli premtoi rritjen e pagave në shëndetësi dhe për punëtorët e tjerë të sektorit publik , si dhe për pensionistët, në shumën prej 30%.
Veseli ka thënë se nevojitet një qeveri që e ka vendimmarrjen ne Kosovë dhe që nuk afret nga nje telefonatë në Serbi për të marrë vendime.