Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, thotë se ka iniciuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të kërkohet ndërmarrja e masave të menjëhershme për përmirësimin e ajrit.
Mbrëmë edhe asambleisti i LDK-së, Sokol Havolli, dhe më pas edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kanë kërkuar që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar rreth nivelit të ajrit në Prishtinë.
Postimi i Kadri Veselit në Facebook:
I shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Prishtinë, kam iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Po ashtu, është e nevojshme që të kemi një plan nacional të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin do të evitohej kjo situatë që po na përsëritet.