Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë sot se nuk s’do të ketë ndarje të Kosovës, dhe se kjo nuk do të jetë asnjëherë as temë në tavolinën e bisedimeve në dialogun që po zhvillohet me Serbinë në Bruksel.
Pas vizitës që pati në Odën Amerikane Ekonomike, Veseli tha se debati i ngjallur së fundmi është “garë elektorale”.
Ne do të shkojmë në bisedime. Debati që është ngjallur është më tepër një garë elektorale dhe nuk është duke i kontribuar rrugës tonë drejt integrimit. Është duke krijuar një frikë të paqenë. Dialogu do të thotë siguri për qytetarët tanë, gjeneratat e ardhshme. Dhe në të njëjtën kohë ne nuk kemi pasur kurrë partner më të mirë sesa BE dhe Kosovën tonë askush nuk do ta cenoj”, ka thënë Veseli,