Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar pas ndalesës që autoritet kosovare i bën dje trenit serb duke mos e lejuar që të hyjë në Kosovë.
Në fjalimin që sot mbajti në akademinë përkujtimore për viktimat e Masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mes tjerash u deklarua edhe për trenin e që Serbia dje tentoi ta fus në mënyrë ilegale në Kosovë dhe murin e ngritur në veri të Mitrovicës.
Me këtë rast Veseli theksoj nuk do të lejohet që sovraniteti i Kosovës të cënohet me provokime të tilla.
“se nuk do të lejojmë kurrë që sovraniteti i Republikës së Kosovës të cenohet me provokacione të tilla. As trenat, as muret ilegale nuk mund të cenojnë sigurinë dhe të ardhmen e shtetit tonë të pavarur dhe Sovran. Ëndërrat e Serbisë për Kosovën kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trenat ilegal do të kthehen pas, ndërsa muret e ndarjes dhe urrejtjes do të rrafshohen me tokë”, ka thënë Veseli.