Veseli bëri me dije se në takim me veteranët, bashkë me Ramush Haradinajn kanë kërkuar votën “e tërë Kosovës për një lidership të sigurt, një lidership që merr vendime”.
Ndërkaq, kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, i ka siguruar qytetarët e Kosovës se me të si kryeministër i vendit, qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza brenda 90 ditësh në Gjermani, Zvicër, Austri dhe gjithë Evropën.
Haradinaj nëpërmjet një video-mesazhi ka thënë se brenda 3 muajve Qeveria e Kosovës në krye me të do ta mundësojë liberalizimin e vizave.
Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit:
Këto zgjedhje kërkojnë përgjigje – kujt mund t’ia besoni sigurinë e fëmijëve tuaj dhe fëmijëve të fëmijëve tuaj?
Në takimin me veteranë, Ramushi dhe unë kërkuam votën e tërë Kosovës për një lidership të sigurt, një lidership që merr vendime. #FillimiRi
Ndërkaq, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen në Kosovë më 11 qershor. Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare